Veshja e ekspozuar i zbulon më shumë se ç’duhet Rita Orës në një “after-party” të Javës së Modës në Paris
Rita Ora nuk la dyshim se të gjitha sytë ishin mbi të teksa ekspozoi pjesën e pasme të trupit në një fustan provokues transparent.
Këngëtarja u shfaq të premten në festën EE72 të Edward Enniful, gjatë shfaqjes Womenswear Spring/Summer 2026, pjesë e Javës së Modës në Paris.
34-vjeçarja guxoi të tregonte trupin e saj në një fustan të zi transparent, me një sytjenjë dhe të brendshme të argjendtë, të kombinuara me çorape të zeza, shkruan The Sun.
Rita nuk ngurroi aspak teksa ekspozonte pjesën e pasme të formësuar në këtë kombinim të guximshëm, ndërsa pozonte në kryeqytetin francez.
Ajo kompletoi look-un e saj me syze të errëta dielli, një çantë të zezë dhe taka të bardha me gishta të hapur. Flokët e saj të shndritshëm bjonde i la drejt, ndërsa zgjodhi një make-up më natyral me buzë nude.
Rita shkëlqeu edhe në shoqërinë e yllit të “Wicked”, Cynthia Erivo, me të cilën pozuan për foto jashtë eventit.
Ky outfit provokues vjen pak ditë pas debutimit të videos së saj muzikore për këngën e re “All Natural”, ku pohoi sërish një imazh tërheqës dhe joshës. Në video, Rita shfaqet duke kërcyer e vetme në një klub nate të braktisur, me syze të zeza, një bluzë të bardhë dhe të brendshme Y-front.
Projekti u drejtua nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi, i cili i dha videove një nuancë provokuese. Rita ka zbuluar se gjatë xhirimeve, Taika i sugjeroi kameramanit të fokusohej te pjesa e pasme e saj, duke shkaktuar një situatë të qeshur dhe pak të çuditshme.
“Është shumë qesharake,” rrëfeu Rita gjatë një interviste të fundit. “Kam xhiruar dhe kameramani po përpiqej të bënte këndet 360 gradë. Taika thoshte: ‘Xhiro pjesën e pasme, xhiro pjesën e pasme’. Ishte shumë qesharake”.
Ajo sqaroi gjithashtu se të brendshmet e mëdha që veshi në video nuk ishin të bashkëshortit të saj. “Jo, nuk janë të Taika-s. Doja të ndihem rehat gjatë kërcimit, pasi nuk jam një kërcimtare profesioniste si disa të tjerë,” tha Rita.
Rita dhe Taika filluan lidhjen në 2021 dhe më pas organizuan një ceremoni martesore të fshehtë në gusht 2022.