Policia tregon gjendjen e të plagosurit në Shirokë të Suharekës dhe shkakun e ngjarjes

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Shirokë të Suharekës, ku sipas policisë, deri te ngjarja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes tre personave.

Policia tha se i plagosuri fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF në Suharekë, dhe më pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin e Prizrenit i cili pas intervenimit kirurgjik është liruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si vrasje në tentativë.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

VRASJE NË TENTATIVË

Shirokë-Suharekë/ 04.10.2025-22:50. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në mes tre personave, i dyshuari m/k ka shtënë me armë zjarri duke qëlluar viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin e Prizrenit i cili pas intervenimit kirurgjik është liruar. Rasti në procedurë hetimore. /Zëri