Plagoset një person në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë.
Sipas raportit ditor të Policisë, viktima është plagosur nga dy persona të panjohur.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek”, thuhet në raport.
Bëhet e ditur se të dyshuarit gjenden në arrati, përderisa rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore dhe është cilësuar si “vrasje në tentativë”. /Zëri