Përdorimet befasuese të “llakut të flokëve” që zgjidhin probleme të përditshme
Një produkt i thjeshtë, shumë funksione: nga pastrimi i njollave dhe reduktimi i elektricitetit statik, deri te shpëtimi në situata të papritura të bukurisë
Prej vitesh, spreji i flokëve është sinonim i flokëve të rregullta dhe pamjes perfekte. Megjithatë, pak kush e di se ky produkt i lirë dhe i zakonshëm ka shumë më tepër përdorime sesa thjesht fiksimin e frizurës.
Në vend që të zërë vend në sirtarin e kozmetikës, spreji i flokëve mund të shndërrohet në një mjet të fuqishëm pastrimi, duke ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të përditshme si njollat e vështira, elektriciteti statik apo edhe shenjat e bojës së stilolapsit. Një shishe e vetme fsheh në vete shumë funksione, pa shpenzime shtesë.
Shpëtim i menjëhershëm nga njollat
Nëse ndonjëherë ju ka ndodhur që vera e kuqe të derdhet mbi këmishën tuaj të preferuar ose që stilolapsi të lëshojë bojë mbi mobilie, spreji i flokëve mund të jetë “mrekullia në shishe”.
Mjafton ta spërkasni zonën e njollosur, përbërësit aktivë fillojnë të shpërbëjnë pigmentet dhe bojën, duke e bërë më të lehtë heqjen e tyre.
Pas disa minutash, fshini ose lajeni, dhe rezultati shpesh është befasues. Pikërisht për këtë arsye, shumë amvisa e mbajnë sprejin e flokëve si “sekret të vogël” si në banjë ashtu edhe në kuzhinë, transmeton Telegrafi.
Luftë e lehtë kundër elektricitetit statik
Një nga situatat më bezdisëse gjatë dimrit ose kur vishni rroba sintetike është ngarkesa statike, që bën që fundet t’u ngjiten këmbëve ose flokët të “fluturojnë” në ajër.
Në vend të spërkatësve antistatikë të shtrenjtë, mjafton një spërkatje e lehtë me sprej flokësh mbi çorape, rroba apo edhe flokë, dhe problemi zhduket menjëherë.
Ky truk është bërë shumë popullor në rrjetet sociale sepse ofron zgjidhje të menjëhershme dhe ekonomike dhe më e rëndësishmja, funksionon në çast.
Kur rutina e bukurisë shkon keq
Përveç pastrimit, spreji i flokëve mund të shpëtojë edhe në situata të vogla “emergjente” të bukurisë.
Nëse ju ka mbaruar heqësi i llakut të thonjve, spërkatni pak sprej flokësh mbi thonj dhe fshijeni me pambuk, mund t’ju nxjerrë nga situata. Po ashtu, njollat nga grimi në rroba ose mobilie zbuten më lehtë nëse i trajtoni me pak sprej flokësh para larjes.
Pra, spreji i flokëve nuk është më vetëm për frizura perfektë, ai është një aleat universal për pastërti dhe rregull, duke ju ndihmuar të kurseni kohë, para dhe nerva në situata të përditshme.