Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Moti në Kosovë të dielën, do të jetë kryesisht i vranët, me periudha të herëpashershme me diell.

Lokalisht priten edhe riga të lehta shiu, por pa reshje të mëdha apo të qëndrueshme.

Temperaturat do të shënojnë rritje, veçanërisht ato maksimale.

Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë nga 11°C deri në 16°C.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare, duke mbajtur kushtet atmosferike relativisht të qëndrueshme.