Llapi vazhdon me fitore, triumfon me përmbysje ndaj Malishevës

Llapi ka vazhduar me fitore në Superligë, duke e arritur të dytën radhazi.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina triumfoi në udhëtim 1:2 ndaj Malishevës, në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Llapi ishte duke pësuar, por arriti të gjejë forcën dhe të përmbys rezultatin, duke marrë tri pikë të vlefshme.

Me këtë fitore, Llapi tani shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, Malisheva mbetet e pesta me një pikë më shumë.