Gjykata supreme vendos pro Trumpit, i hapet rrugë dëbimit të 300 mijë venezuelianëve

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara i hapi rrugën administratës së Donald Trump që të heqë mbrojtjet ligjore për më shumë se 300 mijë emigrantë venezuelianë, gjë që bën të mundur dëbimin e tyre.

Ky hap pezullon një vendim që gjykatës së shkallës së parë, e cila tha se administrata kishte përfunduar gabimisht statusin e mbrojtjes së përkohshme për venezuelianët. Më herët në muajin maj, Gjykata Supreme hapi rrugën për t’i hequr mbrojtjen 350 mijë venezuelianëve të tjerë.

Statusi i mbrojtjes së përkohshme është si një leje pune dhe rinovohet çdo 18 muaj. Ai ofrohet për emigrantët, siguria e të cilëve nuk është e garantuar nëse kthehen në vendet e tyre të origjinës për shkak të konflikteve të armatosura, fatkeqësive natyrore ose rrethanave të tjera të jashtëzakonshme.

Mbrojtja për venezuelianët u dha fillimisht gjatë administratës së Joe Biden për shkak të paqëndrueshmërisë së rëndë politike dhe ekonomike në Venezuelë. Megjithatë, në vitin 2025, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem njoftoi përfundimin e kësaj made, duke argumentuar se kushtet në Venezuelë ishin përmirësuar.

Tensionet mes Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur muajt e fundit, pasi administrata e Donald Trump ka goditur disa anije venezueliane duke lënë edhe viktima, me arsyetimin se po transportonin drogë. /abcnews