Presidenti palestinez Abbas mirëpret përgjigjen e Hamasit

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, ka mirëpritur përgjigjen e Hamasit ndaj planit të paqes të Donald Trump.

Ai gjithashtu ka përsëritur thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe ka falënderuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet arabe e islame për përpjekjet e tyre drejt paqes.

Abbas “ka konfirmuar gatishmërinë e Shtetit të Palestinës për të punuar në mënyrë konstruktive me Presidentin amerikan Trump që nga ky moment, dhe me të gjithë partnerët përkatës”.

Ai shtoi: “Ajo që ka rëndësi për ne tani është angazhimi i menjëhershëm për një armëpushim të plotë, lirimi i të gjithë pengjeve dhe të burgosurve, ofrimi i ndihmës urgjente humanitare përmes organizatave të Kombeve të Bashkuara, sigurimi që të mos ketë shpërngulje apo aneksim, dhe fillimi i procesit të rindërtimit”. /Zëri