Krasniqi në Vushtrri: Me Ferit Idrizin, rinia do të mbetet prioritet dhe motor i zhvillimit të Vushtrrisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka qenë në një tubim me të rinjtë e Vushtrrisë.
Në një postim në Facebook, ai tha se të rinjtë e Vushtrrisë janë plot energji dhe vullnet për të ardhmen.
“Me Ferit Idrizin, rinia do të mbetet prioritet dhe motor i zhvillimit të qytetit, me më shumë hapësirë, mundësi dhe punë për ta”.
“Prandaj, më 12 tetor, është dita kur rinia e Vushtrrisë do ta marrë në duar të ardhmen e vet – me Feritin Kryetar dhe me PDK191”, ka thënë Krasniqi.
I njëjti në fund tha se: “kur rinia beson – Vushtrria fiton”.