KRU “Mitrovica” njofton për punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit
KRU “Mitrovica” informon konsumatorët se gjatë ditëve në vijim do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.
Punimet në rrjetin e Ujësjellësit do të kryhen në:
Rruga “Isa Boletini” – ura kryesore
Rruga “Bislim Bajgora”
Rruga “Sami Gashi”
Rruga “Hoxhë Hasan Tahsini”
Fshati Shupkofc
Punimet në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në:
Rruga “Hoxhë Hasan Tahsini”
Rruga “Selaniku”
Rruga “Rifat Tahiri”
Rruga “Xhevat Isufi”.
KRU “Mitrovica” paralajmëron se gjatë kohës së punimeve në rrjetin e Ujësjellësit mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse.