Ambasada e Francës në Kosovë shkruan për borën: Peizazh dimëror befasues për fillim tetori, por i këndshëm
Ambasada e Francës në Kosovë në faqen e saj zyrtare në Facebook ka shkruar për borën e hershme që ka rënë në vend.
Ambasada e ka quajtur një peizazh dimëror befasues të tetorit, megjithatë të këndshëm.
Në reagim, Ambasada thotë se s’duhet harruar edhe ata që kjo borë e hershme do t’i pengojë për të kryer punët e tyre ditore.
“Sapo ka filluar vjeshta, kryeqyteti i Kosovës zgjohet nën reshjet e borës. Një peizazh dimëror befasues për fillim tetori, por gjithsesi i këndshëm. Por, pa harruar ata që pengohen nga kjo borë e hershme”, shkroi Ambasada e Francës.