Çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në çantën tuaj kur bëni udhëtime

Një asistente fluturimi me 25 vjet përvojë e quajtur Peta ka zbuluar të vetmen gjë pa të cilën nuk udhëton kurrë: një çantë të ndihmës së shpejtë.

Konkretisht, një asistente fluturimi me emrin Peta tha për 9Travel se duke punuar si asistente fluturimi për linjën ajrore australiane Qantas, ajo shpesh udhëton jashtë destinacioneve tipike turistike.

Destinacionet e saj të fundit përfshijnë Iranin, Pakistanin dhe Mongolinë, kështu që ajo duhet të jetë e përgatitur për çdo situatë. Për shkak të kësaj, ajo zbuloi se nuk niset kurrë pa një gjë, dhe kjo është një çantë e ndihmës së shpejtë e paketuar në një valixhe.

Ajo pretendon se ky komplet mjekësor e ka shpëtuar në disa raste, si për shembull kur dhëmbi i saj u infektua dhe mjeku nuk ishte gjëkundi.

“Nuk do të udhëtoj pa, të paktën, një antibiotik të përgjithshëm”, tha ajo.

Në një udhëtim tjetër, ajo tha se ishte pickuar në fytyrë nga një grerëz në një pjesë të largët të Ugandës.