Kusari-Lila tregon historinë e saj: Sipas të gjitha gjasave, 99 për qind i kam shanset që nuk vdes prej kancerit
Mimoza Kusari Lila në nisjen e fushatës sensibilizuese kundër Kancerit të Gjirit teksa ka treguar historinë e saj kur e kuptoi që është diagnostikuar me kancer, bëri thirrje për kontrolle.
Ajo tregoi se të gjitha kontrollet e shërbimet i ka bërë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e ku në humor e ktheu që tashmë edhe mjekët e kishin siguruar atë se 99 për qind nuk do të vdes nga kanceri.
“Mendimet janë të ndryshme në momentin kur dikush të thotë se je me kancer e ai është malinjoz.. se shpresa shtyhet deri në atë fazën ndoshta është diçka tjetër, ndoshta është malinjë e ja që të dy ndoshta dolën pozitive. U ballafaqove me një sfidë po e them me veten time, të lehtë. Po e them të lehtë për shkak se zërat sikur ajo e zonjës Nafije që kanë punuar ndër vite të tëra që ta heqin tabunë nga tregimi i secilit të prekur me kancerin të bënë të marrësh përsipër edhe një kapelë shtesë, atë të avokimit, atë të shtyerjes dhe ballafaqimit me frikën për të gjitha gratë e burrat që frikësohen të bëjnë analizë. Unë këtë fat timin, në të mirë apo të keq e kam kthyer në mision që secila vajzë a po grua të bëjë kontrolle. Unë kam rastis që të lind në muajin tetor, edhe pak ditë e kam datëlindjen, në muajin tetor jam diagnostikuar dhe muajin tetor do e shfrytëzojë që maskimalisht t’iu them të gjithave mos u frikësoni. Të gjitha shërbimet I kam marrë në sistemin publik. Në QKUK, të gjitha, krejt çka të duhen përfshirë edhe analizën e veçantë që ende në rajon nuk bëhet… mos keni frikë, e nëse ndonjëra ka frikë unë do të vijë me ju edhe ashtu kam filluar edhe të shkojë e po dërgojë pacientë te doktoresha Shkëndije në radiologji. Diagnostikimi i hershëm është shpëtim i hershëm, Unë sipas të gjitha gjasave, ashtu më kanë thënë në klinikën e kirurgjisë torakale dhe onkologji se 99 për qind i kam shanset se nuk vdes prej kancerit e nëse diçka tjetër ndodhë kam punë me doktorët. Jo nuk është ashtu”, tha ajo. /EO