Covey: Thaçi luante rol konstruktiv, ndante pushtetin me Rugovën
Ish-zëvendësshefi i UNMIK-ut Jock Covey, e ka vazhduar dëshminë e tij edhe në ditën e tretë në Hagë, i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.
Ai u pyet nga trupi gjykues për raportet që kishte asokohe Hashim Thaçi me Ibrahim Rugovën.
Covey tha se Thaçi ka luajtur një rol konstruktiv duke ndarë edhe pushtetin me të edhe pse njëkohë sipas tij, të dy duket se kishin pasur armiqësi.
“Me kalimin e kohës, ai e ndryshoi këtë sjellje në mënyrë thelbësore, brenda disa muajve ai filloj të ndante pushtetin me të, vëmendjen me të. Dhe ndarja e vëmendjes është e vështirë për një politikan. Dhe, ai po e ndante vëmendjen me një person që e kishte sharë”, theksoi Covey.