Covey mohon se Thaçi dhe Çeku ishin ekstremistë të UÇK-së

Ish-zëvendësi i Bernard Kouchner, Jock Covey po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Avokati Luka Mishetiq pyeti Coveyn nëse i konsideronte Agim Çekun dhe Hashim Thaçin si ekstremistë të UÇK-së.

Covey, në një përgjigje të shkurtë tha se assesi nuk i konsideronte të tillë Çekun dhe Thaçin.

“Absolutisht jo, është krejt e kundërta. Edhe pse ushtarët e UÇK-së kishin ndihmuar në disfatën e serbëve, ata ndjenin se KFOR-i nuk po ua jepte mundësinë të përfundonin punën që e kishin filluar, pra që të largonin serbët nga vendi”, u shpreh Covey.