FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë “Air Albania”, federata s’pajtohet
Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur ta gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane për incidentet e ndodhura jashtë stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Letoni, më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.
Nga ana tjetër, FSHF ka bërë me dije se ka nisur procedurat ligjore dhe do ta apelojë këtë vendim në instancat përkatëse të FIFA-s, duke synuar që gjoba të rishikohet.
FSHF gjithashtu u ka bërë thirrje tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren pa shkaktuar situata që dëmtojnë imazhin dhe interesat e ekipit. Gjithashtu FSH ka kërkuar bashkëpunim të plotë nga institucionet e rendit për të siguruar që çdo ndeshje të shndërrohet në një festë futbolli./rtk