Nga kyçi i zbuluar tek çorapet e dukshme, si ndryshoi shpejt trendi i stilit

Dikur konsiderohej modern dhe elegant, atletet e bardha të kombinuara me kyçin e zbuluar, një stil i promovuar nga emra si Phoebe Philo, Rihanna apo Michelle Obama. Shkurt, ishte një pamje “ende në formë”.

Por moda ka ndryshuar. Sot, çorapet janë kthyer në elementin kryesor të dukshëm të veshjes. Nëse zgjedh të mbash ende atletet me profil të hollë, zgjidh ngjyra më interesante dhe mos i fsheh çorapet. E njëjta gjë vlen edhe për mokasinet, ato tashmë duken më mirë kur shoqërohen me çorape.

Madje edhe pse Kate Middleton ende i kombinon atletet e bardha pa çorape me fustane me lule, stili i saj nuk shihet më si model për përditshmërinë. Në rrugë, shkollë apo kafene, kyçi i zbuluar tashmë shihet si një trend i vjetërsuar, paksa si llastiku prej kadifeje apo rripat me dantella të dikurshme.