Real Madridi fiton thellë në udhëtim te Kairati, Atalanta përmbys Club Bruggen
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve të cilat ishin në kuadër të xhiros së dytë prej orës 18:45.
Real Madridi ka arritur të shënojë fitore të thellë 5-0 ndaj Kairatit në udhëtim.
Golat u shënuan nga Mbappe (25’, 52’, 74’), Cmavinga (83’) dhe Brahim Diaz (90+4’).
Tani, Reali renditet i pari në tabelë me gjashtë pike, kurse Kairati i fundit me 0 sosh.
Fitore ka arritur të shënojë edhe Atalanta duke e përmbysur rezultatin ndaj Club Brugges.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Gewiss” përfundoi me rezultat 2-1.
Pas kësaj fitore, Atalanta ka tre pike në vendin e 15-të, kurse Club Brugge e pesta me po aq pike. /Zëri