Antonio Conte flet për mungesën e Amir Rrahmanit

Napoli i Antonio Contes do të ndeshet me Sportingun e Lisbonës në xhiron e dytë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, e cila luhet këtë të mërkurë.

Në këtë ndeshje, Conte do të ketë mungesa të mëdha në skuadrën e tij, e ndër to mungesa është edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Për kapitenin dardan, trajneri italian, Antonio Conte ka thënë se mungesa e tij është hendikep i madh për skuadrën.

“Rrahmani u lëndua derisa ishte në detyrë me ekipin përfaqësues dhe së bashku me Alessandro Buongiornon janë dy mungesa në qendër të mbrojtjes”, ka thënë Conte të martën në konferencë për media.

Rrahmani u lëndua gjatë ndeshjes që kombëtarja e Kosovës e humbi 4-0 nga Zvicra më 5 shtator.

Ai më pas nuk luajti kundër Suedisë më 8 shtator, teksa për Napolin nuk është paraqitur në tri ndeshjet e fundit.

Ndaj Pisas ishte në bankën e rezervistëve, por u raportua se një ditë para ndeshjes kundër Milanit, pësoi tjetër lëndim në stërvitje.

Ndaj Pisas ishte në bankën e rezervistëve, por u raportua se një ditë para ndeshjes kundër Milanit, pësoi tjetër lëndim në stërvitje.

Ai pritet t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet e tetorit, kundër Sllovenisë dhe Suedisë.