Miftaraj: LVV-ja është sinonim i shkeljeve kushtetuese
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar pa zgjedhjen e nënkryetarit serb, dhe që ajo duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Miftaraj ka thënë se do të habitej nëse “LVV e kupton dhe zbaton Kushtetutënn, respekton sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, lufton korrupsionin”.
Sipas Miftarajt, LVV është “sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes, korrupsionit dhe subvencioneve për familjarë të Fitores”
“Dejona tash permes ushtareve te saj na mban ligjerata mbi patriotizmin dhe parimet kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj.