Nga nesër do të ketë reshje të borës së parë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, pas një vere të nxehtë dhe të thatë, rajoni dhe vendi ynë gjatë këtyre ditëve do të përfshihet nga reshjet të shiut dhe borës së parë, shkruan Zeri.info.

Njoftimi i plotë i IHMK-së, pa ndërhyrje:

Duke filluar nga data 01.10.2025 e deri më 03.10.2025, i tërë vendi do të përfshihet fillimisht nga reshje të shiut, të cilat më të shprehura do të jenë në pjesën lindore dhe jug-lindore, të cilat herë pas here mund të jenë me intensitet më të lartë dhe me potencial për të krijuar vërshime të shpejta.

Më të përfshirë do të jenë pellgu i Moravës së Binçës dhe i Lepencit.

Po ashtu, gjatë këtyre ditëve priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe si pasoj reshjet e shiut do të kthehen në reshje të borës, sidomos në zonat më të larta malore, por ajo pritet të bie edhe në disa zona më të ulëta. Duke pasur parasysh, verën shumë të thatë, nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore. /Zëri