Trumpi i jep Hamasit afat “3 deri në 4 ditë” për t’iu përgjigjur planit të Gazës

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë një ultimatum prej tre deri në katër ditë për përgjigjen e Hamasit ndaj planit të paqes.

Ai u shpreh se janë në pritje, derisa tha se nuk ka shumë hapësirë për negociata, raporton BBC.

“Ne thjesht po presim Hamasin. Nuk ka shumë hapësirë ëpër negociata”, tha ai.

Nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, atëherë ai tha se do ta “lërë Izraelin të shkojë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë”. /KlanKosova