Google Maps prezanton një veçori të re për përdoruesit e transportit publik
Kur udhëtoni me tren, aplikacioni Google Maps tani tregon se cilat hyrje dhe dalje duhen përdorur në stacione të caktuara dhe ku duhet të hipni në tren – përpara, në mes ose prapa – për një transferim ose dalje më të shpejtë nga stacioni, përcjell albinfo.ch.
Informacioni i ri shfaqet direkt në ndërfaqen e përmbledhjes së udhëtimit dhe synon të ndihmojë pasagjerët të lundrojnë në stacione me më pak telashe në orët e pikut të udhëtimit.
Megjithatë, kjo veçori e re është aktualisht e disponueshme vetëm për trenat Zurich S-Bahn që kalojnë nëpër stacione specifike, megjithëse mund të zgjerohet potencialisht në të ardhmen.