Rita Ora shfaqet provokuese dhe plot stil gjatë Javës së Modës në Paris
Këngëtarja, Rita Ora rrezikoi një incident me gardërobën të hënën në mbrëmje, teksa doli për një darkë festive gjatë Javës së Modës në Paris.
Ylli i hitit “Body on Me”, 34 vjeçe, mbërriti në Hotel Costes me një kostum të gjatë prej dantelle, të hapur deri pak mbi kërthizë, që nxirrte në pah muskujt e barkut të tonifikuar.
Ajo e kombinonte veshjen me këpucë me taka të zeza dhe syze dielli, ndërsa flokët e saj bjonde të shkurtër ishin të stilizuara me onde.
Rita ndaloi për të përshëndetur fansat para se të hynte në mbrëmje, ndërsa më vonë u pa duke u larguar nga një festë e YSL bashkë me shoqen e saj Kate Moss.
Po ashtu, dita e parë e Javës së Modës në Paris shënoi edhe sfilatën e L’Oreal, ku Kendall Jenner, Heidi Klum, Cara Delevingne dhe Helen Mirren shkëlqyen në pasarelë.
Një surprizë ishte dalja e Molly-Mae Hague, ish-ylli i Love Island, e cila debutoi me një fustan sateni argjendi, duke treguar vetëbesimin e fituar pas periudhës së mungesës së sigurisë trupore.
Përveç pjesëmarrjes në eventet e modës, Rita Ora shfaqi edhe lidhjen e saj të veçantë me Kylie Minogue, të cilën e konsideron si një “motër”.
Gjatë një interviste në BBC Radio 2 për promovimin e këngës së saj më të fundit All Natural, Rita tregoi se bashkëpunimi me Kylien dhe mbështetja e saj e kanë ndihmuar të eksplorojë anën më personale të muzikës së saj.
Kënga e re, sipas Ritës, është më e hapur dhe më e prekshme se çdo projekt i mëparshëm, duke treguar një dimension krejt ndryshe të artistes. /telegrafi