Java e Bibliotekës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës: Maratonë filmash me histori prekëse

Biblioteka kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të Javës së Bibliotekës dhe në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, do të sjellë një cikël filmash që pasqyrojnë jetën, sfidat shoqërore dhe qëndresën njerëzore në Kosovë.

7 tetor, ora 19:00 – “Zgjoi”
Filmi i bazuar në një histori të vërtetë, fitues i tri çmimeve kryesore në festivalin “Sundance” dhe dhjetëra mirënjohjeve ndërkombëtare, hap maratonën me një rrëfim të fuqishëm për qëndresën dhe shpresën.

8 tetor, ora 19:00 – “Vera andrron detin”
Regjisorja Kaltrina Krasniqi sjell historinë e Verës, një gruaje që pas vdekjes së bashkëshortit përballet me trashëgimi të kontestuar dhe presionet e një shoqërie patriarkale. Një rrëfim i fuqishëm me vlerësime ndërkombëtare.

9 tetor – “Babai”
Filmi i Visar Morinës tregon historinë prekëse të Norit, një fëmijë që nis një rrugëtim të vështirë për të gjetur babanë e tij, duke sjellë në ekran realitetin e migrimit dhe lidhjen e pathyeshme baba–bir. Fitues i Çmimit për Regjinë më të Mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary.

10 tetor – “Në kërkim të Venerës”
Filmi i regjisores Norika Sefa, fitues i Çmimit Special të Jurisë në Festivalin e Roterdamit, rrëfen përplasjet e një vajze të re me rregullat e familjes dhe shoqërisë, duke trajtuar çështje të lirisë personale dhe zgjedhjeve jetësore.

11 tetor , ora 18:00 – “Nëntor i ftohtë”
Dramë e regjisorit Ismet Sijarina që pasqyron realitetin e viteve ’90 në Kosovë përmes historisë së një familjeje që përballet me sfida të mëdha të jetës së përditshme.

Ora 19:30 – “Heroi”
Filmi i Luan Kryeziut ndërthur rrëfimin historik me dramat njerëzore, duke sjellë guximin dhe sakrificën në kohën e vështirë.

Ky cikël filmash ofron një eksperiencë të pasur artistike dhe një pasqyrë të thellë mbi jetën, traditat dhe sfidat shoqërore në Kosovë. /kultplus