Rrahje në Ferizaj, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi kanë sulmuar dy të tjerë.

Sipas Policisë, gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar edhe një armë zjarri, duke u drejtuar viktimave.

“Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Arma e zjarrit pistoletë me një karikator me katër fishekë dhe një leje për poligon janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri