Plani i paqes për Gazën, Von der Leyen: Shfrytëzojeni këtë mundësi
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, gjithashtu ka qëndruar në të njëjtën linjë me udhëheqësit e tjerë evropianë, duke mirëpritur planin e paqes të mbështetur nga SHBA-ja.
Ursula von der Leyen thotë se BE-ja është e gatshme “të kontribuojë”, ndërsa kërkon t’i jepet fund luftës në Gazë.
“Mirëprisni angazhimin e presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë. Inkurajojini të gjitha palët ta shfrytëzojnë tani këtë mundësi. Armiqësitë duhet të përfundojnë me ofrimin e ndihmës së menjëhershme humanitare për banorët e Gazës dhe me lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”, shton ajo në postimin e saj e rrjete sociale. /abcnews