Beqir Maloku ende i zhdukur, Policia thirrje qytetarëve: Lajmërohuni nëse e shihni
Beqir Maloku, 67-vjeçar nga Istogu, nuk është gjetur ende.
Për ta gjetur atë po kërkohet ndihmë nga qytetarët e Kosovës. Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, ta njoftojë Policinë ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Policia e Kosovës e ka shpërndarë edhe fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com
Në kërkimet për të gjatë muajit gusht u patën angazhuar edhe nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe FSK-ja.
Sipas informacioneve të para, Beqir Maloku kishte dalë nga shtëpia gjatë verës për të shkuar në një aheng te motra e tij dhe i ka hyrë malit për t’i rënë rrugës shkurt dhe që nga atëherë nuk ka informacione për të.