“Blick”: Albian Hajdari i bashkohet Kosovës

Qendërmbrojtësi kosovar Albian Hajdari raportohet se do t’i bashkohet Kosovës.

Qendërmbrojtësi i Hoffenheimit ka vendosur t’i bashkohet kombëtares dardane, duke ndjekur rrugën e Leon Avdullahut.

“Blick” raporton se 22-vjeçari e ka refuzuar ftesën e Zvicrës dhe tani është gati të veshë fanellën dardane.

“Pas largimit të Eman Kospos dhe Leon Avdullahut, një tjetër talent zviceran po e ndryshon kombëtaren. Pavarësisht disa thirrjeve të kombëtareve, Albian Hajdari e ka zgjedhur Kosovën”, njofton “Blick”.

Hajdari nuk pranoi ftesën e Zvicrës në shtator, pasi donte të përshtatej te Hoffenheim, por tani është i gatshëm të luajë në kualifikueset e Kupës së Botës për Kosovën.

Sipas “Blick”, vendimi i Hajdarit është personal, ndërsa Federata e Zvicrës e konsideron të dhimbshëm refuzimin e tij, pasi ai ishte ftuar disa herë nga trajneri Murat Yakini.

Hajdari, siç raportohet, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit, ku Kosova do të përballet me Slloveninë dhe Suedinë.