Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Gjakovë
Një bombol gazi ka shpërthyer në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.
Shermet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës, tha se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi i bombolës, pos dëmeve në kuzhinën e një shtëpie, aty ku dhe ka ndodhur incidenti.
“Rreth orës 10:40, në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’ në Gjakovë, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi, i shkaktuar nga një bombol gazi. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç disa dëmeve të vogla në kuzhinën e shtëpisë, pasoja në njerëz nuk ka pasur”, tha Elezaj.
Ndërsa sipas informacioneve të Klan Kosovës, falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, është parandaluar shpërthimi i një bombole tjetër.