Naser Berisha publikon versionin akustik “Ha, pi e rri”
Artisti Naser Berisha ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Ha, pi e rri”.
Teksti dhe muzika janë shkruar nga vetë Naseri, kitarat janë realizuar nga Reshat Beqiri, ndërsa aranzhimet dhe mix-masterin i ka punuar Rinor Ukimeri.
Ky krijim tashmë i njohur për publikun ka pasur më parë një version veror me titull “Jeta është sot”, plot energji dhe ritëm.
Sot, Naseri e sjell të njëjtin tekst e muzikë në një tjetër dimension – një baladë akustike, të mbushur me emocione, ku muzika hesht për t’i lënë hapësirë fjalës dhe kuptimit të saj.
Videoklipi i versionit akustik “Ha, pi e rri” është tashmë i publikuar në YouTube.