Rasti i vdekjes së dyshimtë në Podujevë, Policia sekuestron një kallashnikov

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një rast të rëndë, që ndodhi të dielën në mëngjes në Podujevë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Rasti është cilësuar si vdekje, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë të gjitha rrethanat për të kuptuar shkakun e ngjarjes.

Në raportin ditor, Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri “AK-47’ me një karikator, pesë fishekë dhe shtatë gëzhoja, shkruan Zeri.info.

Policia bën të ditur se tashmë ka filluar hetimet për këtë rast.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim mbi vdekjen

Podujevë / 28.09.2025 – 07:32. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri “AK-47” me një karikator, pesë fishekë dhe shtatë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri