Vranët dhe me shi, ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do të sjellin edhe reshje shiu, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 e 9 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 15 e 18 gradë Celsius.

Era kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. /Zëri