Presidentja Osmani mirënjohëse ndaj mërgatës që ruan identitetin kombëtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në shkollën shqipe të Philadelphias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Osmani ka pohuar se aty pati një pritje madhështore, ku sipas saj, shtëpia e një shqiptari është shndërruar me punë dhe me mund në shkollë shqipe.

“Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar”, tha Osmani.