Man Utd assesi të këndellet, mposhtet nga Brentfordi
Manchester Unitedi është mposhtur nga Brentfordi me rezultat 3-1 në ndeshjen e luajtur në udhëtim, në kuadër të javës së gjashtë të Ligës Premier.
Ekipi i Ruben Amorim nuk po arrin të këndellet apo ta gjej formën më të mirë në këtë fillim sezoni, pasi ka marrë edhe humbjen e tretë nga gjashtë ndeshje.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola, kundrejt një të mysafirëve.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e tetë me anë të Igor Thiago, i cili shënoi për 1-0, ndërsa i njëjti lojtar shënoi edhe për epërsinë 2-0 në minutën e 20-të.
Unitedi arriti të kthehet në lojë në minutën e 26-të me anë të Benjamin Seskos, i cili shënoi për 2-1 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Unitedi ishte skuadër më e mirë, më kërkuese dhe krijoi më shumë raste për gol.
Megjithatë, rasti më i mirë i tyre u shpërdorua në minutën e 76-të nga kapiteni Bruno Fernandez, penalltia e të cilit u prit nga portieri i Brenfordi.
Kur pritej që pas 90 minutave lojë loja të mbyllej me rezultatin 2-1, në skenë doli Mathias Jensen, i cili vulosi fitoren 3-1 me një supergol nga rreth 20 metra.
Pas kësaj humbje, Unitedi e sheh veten në vendin e 12-të me 7 pikë, po aq sa ka edhe Brentfordi në pozitën e 11-të.
Në ndeshjen e ardhshme, Djajtë e Kuq e presin Sunderlandin, teksa Brentfordi udhëton te Manchester City.