Zhvilluan gara të shpejtësisë me vetura, gjobitën rëndë dy të rinj në Ferizaj
Policia ne Ferizaj, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:50 ka ndaluar dy shoferë, të cilët po zhvillonin gara shpejtësie nga rruga "Brahim Ademi" në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj.
Shoferët me inicialet A.M. (23 vjeç), me veturë të tipit Audi dhe P.M (20 vjeç) me veturën VË Golf, me targa vanedore, janë kapur në flagrancë duke bërë gara shpejtësie.
Policia ka bërë të ditur se për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj.
“Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik”
”Policia do të intensifikojë masat dhe kontrollet me radarë në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje në: 192 ,0290,326-250 , 0290/322-406 , “Lajmëro Policinë’”, thotë Policia e Ferizajt. /Zëri