Ish-ushtari i UÇK-së dorëzon padi për Dimal Bashën
Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini, ka dorëzuar tashmë në Prokurori padi dhe kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha.
Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelet e drogës dhe për bashkautorësinë e tij për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.