Me ftesë të zëvendëssekretarit amerikan, Osmani pjesë e panelit “Sistemi global i refugjatëve dhe azilit”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Qeveria amerikane.
Paneli me temën “Sistemi global i refugjatëve dhe azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet” u organizua nga Qeveria amerikane, transmeton Zeri.info.
“Kënaqësi që, si e ftuar nga zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landau, mora pjesë në panelin ‘Sistemi global i refugjatëve dhe azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’, i organizuar nga Qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, shkroi Osmani. /Zëri