Champions League rikthehet në RTK 1 dhe GjirafaVideo
Pas një pauze të shkurtër, emocionet e futbollit më prestigjioz evropian rikthehen për shikuesit kosovarë. Këtë sezon, ndeshjet e Champions League do të transmetohen falas në RTK 1 dhe në platformën online GjirafaVideo.
Për ata që duan ta shijojnë ndeshjen në ekranin e madh, mjafton të ndizni televizorin në RTK 1, e nëse nuk keni kabllor, Gjirafa Video e transmeton online pa pagesë.
Për ata që janë në lëvizje ose duan ta ndjekin nga telefoni, laptop apo tablet – vetëm vizitoni: video.gjirafa.com
Gjirafa Video ofron transmetim direkt dhe në kohë reale, me kualitet të lartë dhe chat interaktiv për shikuesit. Ndeshjet më të forta, ekipet më të mëdha dhe momentet më të paharrueshme të Champions League janë vetëm një klik larg.
Mos humb asnjë gol, asnjë driblim dhe asnjë emocion!
Shiko ndeshjet live: video.gjirafa.com