Starton Superliga e Kosovës në futsall, ky është orari
Superliga e Kosovës në futsall starton në fundjavë me edicionin 2025/26, pasi të dielën fillon java e parë.
FC Liqeni do të përballet me FC Trepçën të dielën në Drenas.
Në të njëjtën ditë në kryeqytet, FC Mabetex Prishtina do të presë FC Drenicën në derbin e kësaj jave.
Të hënën do të zhvillohet takimi mes FC Drenasit dhe FC Shtimes 26, po ashtu edhe ai mes FC Malishevës dhe FC Prishtinës 01.
FC Obiliqi pushon në javën e parë. /Zëri