Arrestohet i dyshuari që sulmoi seksualisht të miturën në Podujevë

Është arrestuar një i dyshuar për sulm seksual në Podujevë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare-e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Zëri