Qytetarët me paqartësi se si votohet në zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit po afrohen. Por, të kompletuara informatat për këtë proces, ende nuk iu janë servuar qytetarëve.

Këtë çështje e ka ngritur njohësi i pushtetit lokal, Shkelqim Jakupi i cili po thotë se banorët me të drejtë vote ende po kanë paqartësi rreth votimit për asamblistë e kryetar komune, raporton Klan Kosova.

Jakupi thekson se krejt kjo po ndodh për shkak të mungesës së informatave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.