Vdes ish-gjyqtari i basketbollit të Kosovës, Remzi Ramadani

Ka vdekur ish-gjyqtari i basketbollit të Kosovës, Remzi Ramadani.

I ndjeri referoi në gjeneratën e sakrificës dhe pas luftës, njofton Klankosova.tv.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë thënë se Ramadani do të varroset nesër në ora 13:00 në varrezat e Arbërisë.