Mbi 1 mijë fëmijë sëmuren nga dreka falas në një shkollë të Indonezisë
Më shumë se 1,000 fëmijë janë sëmurë nga dreka falas në një shkollë në Indonezi këtë javë, sipas autoriteteve. Kjo është ndodhia e fundit në një seri ngjarjesh masive helmimi nga ushqimi të lidhura me programin multi-miliardë dollarësh të ushqimeve të presidentit Prabowo Subianto.
Yuyun Sarihotima, kreu i Qendrës Shëndetësore Komunitare “Cipongkor”, i tha BBC-së se numri i përgjithshëm i të helmuarve të regjistruar midis të hënës dhe të mërkurës ka arritur në 1,258.
Kjo vjen pas helmimit të 800 studentëve javën e kaluar në provincat West Java and Central Sulawesi
Presidenti Prabowo e ka bërë programin e ushqimeve, i cili synon t’u ofrojë dreka falas 80 milionë nxënësve të shkollës, kjo si një shenjë të udhëheqjes së tij.
Por një valë incidentesh masive helmimi nga ushqimi i ka shtyrë organizatat joqeveritare të kërkojnë nga autoritetet të pezullojnë programin për shkak të shqetësimeve shëndetësore.
Në rastet e mëparshme të helmimit nga ushqimi që rrjedhin nga programi i drekës falas, përgatitja neglizhente e ushqimit është përmendur si një shkak i dyshuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova