Trumpi i kërkon Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan që të ndalojë blerjen e naftës ruse.

Ai u shpreh se është turp ajo që po bën Rusia dhe se sipas tij, Putin duhet të ndalet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Trump më pas thotë se ai dhe Erdogani do të zhvillojnë diskutime dhe do të “bëjnë disa marrëveshje të shkëlqyera tregtare për të dy vendet”.