Erdogani thotë se është gati të diskutojë për avionët luftarakë të prodhuar në Amerikë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në takim me presidentin amerikan, Donald Trump u shpreh se i kënaqur që ndodhet në Shtëpinë e Bardhë.
Erdogan është shprehur se Trump dhe ai mund t’i “çojnë marrëdhëniet Turqi-ShBA në një nivel tjetër, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se të dy udhëheqësit kanë mundësinë për të diskutuar për avionët luftarakë F35 dhe F16 gjatë këtij takimi.