Ky është burri që bashkë me gruan i mashtronin qytetarët për rezervime të biletave, përfituan 17 mijë euro
Një çift bashkëshortësh nga Tirana janë arrestuar nga policia pas hetimeve disa javore për mashtrim dhe fshehje të të ardhurave.
Ardi Gjuzi, pronar i agjencisë turistike Sunny Travel, dhe bashkëshortja e tij, E. Gj., po dyshohen se kanë përfituar rreth 17,000 euro nga klientët, duke i mashtruar për rezervimet e udhëtimit dhe akomodimit, raporton JOQ Albania.
Sipas policisë, çifti kishte marrë shuma të konsiderueshme parash nga klientët për rezervimet e biletave, por në fakt nuk ishin kryer asnjë prenotim.
Policia njoftoi se materialet procedurale për këtë çështje i janë kaluar Prokurorisë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”.