Guirasy ka një klauzolë specifike për Barcelonën, më e ulët se sa 100 milionët e kërkuara nga Dortmund
Borussia Dortmund po përgatitet të kërkojë 100 milionë euro për sulmuesin Serhou Guirassy, sipas “Bild”.
Sulmuesi 29-vjeçar është në një formë të shkëlqyer dhe ka tërhequr interes serioz nga Barcelona, e cila po e konsideron si një opsion për të forcuar repartin sulmues.
Megjithatë, sipas “Sky”, kontrata e Guirassy përmban një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro, e cila është e vlefshme për disa klube specifike, përfshirë edhe Barcelonën.
Kjo klauzolë mund t’u japë gjigantëve spanjollë mundësinë ta sigurojnë lojtarin me një çmim dukshëm më të ulët se shifra e kërkuar nga Dortmundi.
Sulmuesi afrikan në 11 ndeshje këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar një asistim.