Sllovenia ia ndalon hyrjen kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu
Sllovenia të enjten ia ndaloi hyrjen në vendin e saj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ky veprim vjen pas një ndalimi kundër dy ministrave të kabinetit të ekstremit të djathtë izraelit në korrik, sipas një deklarate qeveritare, shkruan Reuters.
Sllovenia, një shtet anëtar i BE-së që vitin e kaluar njohu një shtet palestinez, I vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht dhe futi një ndalim për importin e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli.