“Natural 100%”, tashmë i disponueshëm në shumë barnatore në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë
Brendi i lëngjeve “Natural 100%” po fiton çdo ditë e më shumë zemrat e konsumatorëve. Nga tryezat e përditshme familjare deri te momentet e veçanta, “Natural 100%” po bëhet një pjesë e pandashme e stilit të shëndetshëm të jetesës, duke sjellë freski dhe shije të pastër natyrale.
Ajo që e bën këtë histori edhe më interesante është fakti se ky brend ka kaluar kufijtë e tregut klasik të pijeve dhe ka hyrë fuqishëm edhe në farmaci.
Sot “Natural 100%” gjendet në një nga barnatoret më të njohura në Maqedoninë e Veriut – Zengin, si dhe në dhjetëra barnatore në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ky zhvillim tregon se “Natural 100%” po dëshmon edhe një herë se është më shumë sesa një markë lëngjesh – është një brend i lidhur me shëndetin, sigurinë dhe natyrën.
“Natural 100%” është prodhim nga Kosova dhe prodhohet nga kompania “Frutex”.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!